​Të pagëzuarit nga George Michael
në testamentin 100 mln paund

​Të pagëzuarit nga George Michael<br />në testamentin 100 mln paund
Të pagëzuarit nga George Michael pritet që të trashëgojnë shuma të mëdha parash nga testamenti i këngëtarit, i cili u nda nga jeta të dielën.

Michael, 53 vjeç, ishte kumbar i Roman dhe Harley Moon Kemp, fëmijët e anëtares së Wham! Shirlie Holliman dhe basistit të  Spandau Ballet, Martin Kemp, i cili dje u shfaq shumë i tronditur nga vdekja e mikut të tij.

Michael pritet t’i lejë pará edhe vajzës së Geri Horner, Bluebell, e cila është famulle e ish-të dashurit të tij, Kenny Goss.

Këngëtari ishte përkrahës financiar i shumë bamirësive, të cilat gjithashtu pritet të përfitojnë shuma parash.

Në testament pritet të jenë dy motrat e këngëtarit, Melanie e Yioda, i dashuri i tij Fadi Fawaz dhe dy fëmijët e kushëririt të tij Andros, që gjithashtu janë pagëzuar nga George Michael.

Michael ka të paktën katër prona, përfshirë vilën në Oxfordshire, ku vdiq, vilën në Londër, si dhe në New York e Sydney.

(d.i./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes