​Tekstet, pas kritikave të Bashës
Lindita Nikolli i kërkon atij takim

​Tekstet, pas kritikave të Bashës<br />Lindita Nikolli i kërkon atij takim
Lindita Nikolla, e cila pritet të marrë sërish postin e ministres së Arsimit, ka reaguar pas akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha në lidhje me shpërndarjen e teksteve mësimore, e cila, sipas Bashës, ka krijuar radhë nëpër kancelari.

Nikolla i kujton kreut të opozitës së dikasterin prej tre muajsh e ka drejtuar e zgjedhura e tij, si edhe kërkon takim me të, për të dëgjuar idetë e Bashës për Arsimin.
 
Postimi plotë i Lindita Nikollit në facebook:
Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!
Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qënë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.
Prandaj po jua bëj me dije.
Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.
Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, une do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.
Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.

lindita fb
 (Postimi i Lindita Nikollës në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni