RROGOZHINE-Tenton të varë veten me carcaf në burg, Fatos Gurakuqi, babai, emri i të cilit u bë i njohur nga dy ngjarje të rënda.
Gurakuqi humbi të birin pak javë më parë në liqenin e Kasharit, kur i vogli po rrëshqiste mbi akull, ndërsa përfundoi në burg pas akuzave se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tyre.
Gardianët e burgut të Rrogozhinës kanë shmangur sot një vetëvrasje në qeli. Fatos Gurakuqi i dënuar me 15 vite burg për përdhunimin e së bijës. Babai i dy fëmijëve, (njëri prej tyre nuk jeton më), sot kishte lidhur carcafin në hekurat e dritares së qelisë me qëllimin, ti jepte fund jetës. Ai u pikas menjëherë nga gardianët dhe u dërgua në spitalin e burgut për trajtim.
Gurakuqi fill pas vdekjes së të birit 12 vjecar, E.G, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Atij iu ndalua dhe ishte në varrimin e të birit, pasi familjarët i druheshin reagimit të fëmijës tjetër, vajzës 15 vjec, që kishte akuzuar babain si përdhunues.
Fatos Gurakuqi në shtatorin e vitit 2016-ës u akuzua nga e bija e tij 15-vjeçare, se i ati e kishte përdhunuar.
Megjithëse, ai nuk e pranoi këtë gjë, madje e shoqja Jolanda ka dalë në mbrojtje të tij, ishin analizat e ADN-së ato të cilat e fundosën Fatosin.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO