​Tetori gjerman sjell shkrimtaren
Karen Köhler në Tiranë

​Tetori gjerman sjell shkrimtaren<br />Karen Köhler në Tiranë
Për herë të parë në Tetorin Gjerman zhvillohet projekti i një Rezidence Letrare – e ftuar është shkrimtarja gjermane Karen Köhler, e cila ka ngjallur entuziasmin e kritikëve dhe publikut gjerman për debutimin e saj me “Kemi zënë raketa“. Ajo do të qëndrojë në Tiranë për plot 4 javë dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.

Ambasada gjermane ka çelur i siparin e aktiviteteve të "Tetorit Gjerman" në Shqipëri. Ambasadori gjerman e cilësoi programin si sukses të padiskutueshëm. Javët gjermane të këtij viti organizohen nën moton "25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet transformim në Shqipëri". Teatër, filma, muzikë, forume diskutimesh dhe ekspozita, plotësojnë panoramën e programit të nëntë të Tetorit gjerman në Shqipëri, një traditë e mirëfilltë që do të na shoqërojë përgjatë dy javëve të para të këtij muaji.

Në fokus janë projektet ndërkufitare, që lidhin me njëra-tjetrën kulturën gjermane dhe atë shqiptare, që sjellin bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet. Kështu për shembull “Carmina Burana“ nga Carl Orff, një vepër klasike muzikore e shek. XX, e cila vjen në skenë në Tiranë në formën e një baleti nga koreografi Youri Vámos, i cili ka punuar për vite të tëra në Gjermani dhe është i mirënjohur në gjithë botën si narrator, koreografik, e ka punuar këtë pjesë për disa javë me pjesëtarë të trupës së baletit të TOB.

Pjesë të programit janë gjithashtu ‚Klasikët‘ e sprovuar: kështu në Kinema Millenium do të shfaqen në katër mbrëmje filma të suksesshëm gjermanë të viteve të shkuara me titra në shqip: “Goodbye”, “Lenin“, “Barbara“, “Fuck ju Göhte“ dhe „Motrat, që dashurova“. Dhe nisur nga suksesi i konsiderueshëm do të rishfaqet pjesa teatrale „Pse e vodhëm makinën“ i sjellë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe në muajin qershor prej regjisorit Stefan Neugebauer – kjo pjesë do të shfaqet edhe shtatë herë të tjera.
Më 9 tetor, në Ditën e Informacionit me moton “Gjermanisht erfrischt” do të informoheni rreth bursave dhe praktikave të ndryshme në Gjermani, ndërsa në konferencën me temë “Most Needed Professions“, në fillim të nëntorit do të flitet për ndërthurjen mes arsimit dhe tregut të punës në Shqipëri.

Redaksia Online
(dh.h/f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë

U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë