Thellohen tensionet mes 2 vendeve
Turqia thërret ambasadorin gjerman
Martin Erdmann, ambasadori gjerman në Ankara, është ftuar për raport në ministrinë e Jashtme të Turqisë, për shkak të një festivali të kurdëve në Këln të Gjermanisë. Agjencia turke e lajmeve Anadolu njofton se qeveria turke akuzon Gjermaninë për lejimin e “propagandës terroriste”.
Martin Erdmann, ambasadori gjerman në Ankara, është ftuar për raport në ministrinë e Jashtme të Turqisë, për shkak të një festivali të kurdëve në Këln të Gjermanisë. Agjencia turke e lajmeve Anadolu njofton se qeveria turke akuzon Gjermaninë për lejimin e “propagandës terroriste”.
Turqia e dënon këtë manifestim të “grupeve terroriste të PKK”, thuhet në shpjegimin e minsitrisë së Jashtme. Kjo është theksuar qartë edhe në bisedën me ambasadorin e Gjermanisë në Ankara, i Martin Erdmann i cili është “ftuar për bisedë në Ministrinë e Jashtme”.
Në festivalin kulturor të kurdëve të shtunën, sipas policisë, kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” shkruan se në Deutz të Këlnit janë mbledhur rreth 12.000 njerëz, për të kërkuar të drejtat e kurdëve në Turqi. Festivali është mbajtur nën moton “Liri për Öcalanin – status për Kurdistanin”.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar lirimin e udhëheqësit të Partisë Punëtore Kurde, Abdullah Öcalan, i cili për vite të tëra po mbahet në burgjet e Turqisë. PKK radhitet në Turqi, por edhe në Gjermani dhe BE, në grupin e organizatave terroriste.
Konflikti me Turqinë dhe fushata elektorale në GjermaniRaportet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë tendosur edhe më shumë, pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016. Ndërkohë ka pasur edhe shumë incidente diplomatike, prononcime dhe akuza të ndërsjella mes këtyre dy vendeve. Qeveria në
Ankara e akuzon qeverinë gjermane për mosveprim të mjaftueshëm kundër PKKK.
Në shpjegimin e ministrisë së Jashtme turke thuhet se Gjermania nuk po e lufton sa duhet terrrorizmin. Ndërsa Gjermania kërkon nga Turqia lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve të saj të arrestuar në Turqi muajt e fundit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën tha se Gjermania do të ulë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe do të rishikojë projektet e përbashkëta.
Ndërsa shefi i SPD dhe kandidati i kësaj partie për kancelar, Martin Schulz ka përsëritur në një intervistë ekskluzive për Detsche Wellen, kritikat ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, të cilin e akuzoi për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut në Turqi./DW.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Humbi jetën pasi ra nga Maja e Thatë në Tropojë, nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova! 3 të tjerë në gjendje të mirë
27 Korrik, 21:01