​Tillerson kalon etapën e parë
drejt Departamentit të Shtetit

​Tillerson kalon etapën e parë<br />drejt Departamentit të Shtetit
Komisioni për Marrëdhëniet e Jashtme në Senatin amerikan i ka hapur rrugën drejt Departamentit të Shtetit kandidatit Rex Tillerson.
 
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Exxon fitoi ngushtë në votim, 11-10, pasi të gjithë republikanë votuan pro tij, ndërsa dhjetë demokratët kundër. Tani ai do të votohet në Senat, i cili dominohet nga republikanët dhe pritet të emërohet Sekretari i Shtetit, duke pasuar demokratin John Kerry.
 
Senatori republikan Marco Rubio ishte deklaruar më parë kundër pikëpamjeve të Tillersonit rreth Rusisë dhe të drejtave të njeriut, megjithatë kishte bërë të ditur se nuk do të votonte kundër kandidaturës së tij në Komisionin për Marrdhëniet me Jashtë.
 
Votimi në Senat për Sekretarin e Shtetit do të bëhet javën e ardhshme.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari