“Është e nevojshme për Rusinë të bëjë hapin e parë në mbështetje të qetësimit të situatës në lindje të Ukrainës, veçanërisht përsa i përket armëpushimit dhe tërheqjes së materialit ushtarak”, u shpreh Tillerson gjatë vizitës zyrtare në Ukrainë.
“Ne i kërkojmë Rusisë të respektojë angazhimet e ndërmarra në kuadër të marrëveshjeve të paqes së Minskut dhe të përdorë influencën e saj ndaj separatistëve”, tha ai pas takimit me presidentin Poroshenko.
Që prej 2014, lindja e Ukrainës ndodhet në konflikt të ashpër ushtarak mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com