Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë një person. Blutë e kryeqytetit arrestuan dje Sokol Koçiu, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë, pasi F. Ç, 43 vjeç, banues në Tiranë, ka kallëzuar se në mënyrë të vazhdueshme kanoset dhe kërcënohet me jetë ai dhe familjarët e tij nga ana e shtetasit Sokol Koçi.
Shkak për këtë përplasje është bërë një konflikt i hershëm midis tyre.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Përndjekjes" parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com