Një 26 vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë.
 
Sipas policisë mësohet se bëhet fjalë për Xhevahir Poleshin, i cili u arrestua për llogari të Interpol Romës.
 
26-vjeccari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij Gjykata e Genovas në Itali kishte caktuar masën e sigurisë  “arrest me burg”, për vjedhje.