​Tiranë, Basha: Do largojmë duart
e politikës nga universitetet

​Tiranë, Basha: Do largojmë duart<br />e politikës nga universitetet
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me banorët e njësinë numër 5 tek Liqeni Artificial, ku foli për planin e PD-Së për arsimin.

Basha tha se do PD do të largojë duart e politikës nga universitetet, dhe se do të këtë financime më të larta për degët që ka kërkesë në treg.

“Do largojmë duart e politikës nga universitetet. Degët që kanë kërkesë në treg do kenë investim më të lart.
Dega e teknologjisë së informacionit dhe të komunikim do të ketë më shumë investime.

Rinia shqiptare ka një pasion dhe dashuri për teknologjitë e informacionit, por shteti duhet të investojë seriozisht këtu jo për ti përgatitur për call center, por për programues. 

Ka dhe degë të tjera që kanë rëndësi të madhe, janë mësuesia dhe mjekësia, mjekët po ikin nuk kemi mjaftueshëm mjekë dhe është katastrofë” tha Basha.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024