​Tiranë, Basha: Larg tatimoret,
detyrimi juaj vetëm 1.5% e xhiros

​Tiranë, Basha: Larg tatimoret,<br />detyrimi juaj vetëm 1.5% e xhiros
TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimeve sot me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetareve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5% të xhiros.

“Si kjo do të jetë pulla fiskale, por e çertifikuar nga Ministria e Financave. Ja si do të bëhet”, shpjegoi Basha duke e ngjitur vetë në xhamin e një biznesi. “Do të jetë një çik më e vogël se kjo, besoj. Hajde shikoje, – ftoi ai pronaren e dyqanit. –  Ndalim kalimi për inspektorët dhe tatimorët,” – u shpjegoi kreu i opozitës, tregtarëve dhe qytetarëve të mbledhur.

Por gjatë ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur në Tiranë.  Banoret u ankuan edhe për varfëri e lënia pas dore të lagjes. Banorët e njësisë 8 e shohin Bashën kryeministër edhe si zgjidhje të halleve të tyre.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi