Një sasi prej 700 gramë kokaine është kapur në Tiranë ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona.
Pas informacioneve të marra, efektivë të antidrogës kanë rënë në gjurmët e grupit që trafikonte kokainë.
Operacioni antidrogë u zhvillua sot tek rruga ‘5 Maji’ në kryeqytet. Gjatë këtij aksioni, 3 personat e dyshuar si trafikantë nuk i janë përgjigjur thirrjeve të policisë.
Për këtë arsye, efektivët kanë qëlluar në ajër dhe më pas kanë neutralizuar të dyshuarit si trafikantë, të cilët janë Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjeç nga Laçi.

(Trafikantët e kokainës të arrestuar dje)
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 700 gramë kokainë dhe një armë tip pistoletë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 04.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë "Telefonata e fundit ", ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga Specialistët e Narkotikëve dhe mbajties nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën "5 Maj", shtetasit e lartpërmendur po udhëtonin në mjetin tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.
Në momentin e ndalimit nga policia, shtetasi Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike "Kokainë", me peshë 659 gramë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
- 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geçi)
- 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT
- 1 automjet tip "Ford"
- 4 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
Materialet i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

(Kokaina e sekuestruar)

(Pistoleta e sekuestruar gjatë operacionit të policisë)
/Shqiptarja.com

VIDEO