Dramatike situata në një qytet kolumbian, 500 km larg nga Bogota ku 3 lumenj kanë dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje e rrëshqitje dherash.
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në jug të Kolumbisë ka arritur në 254, ndërkaq qindra të tjerë janë lënduar, kanë thënë sot zyrtarë të Kryqit të Kuq.
Deri tani flitet dhe për 200 të humbur.
Rrëshqitjet e dheut nisën të premten pas shirave të rrëmbyeshëm.
"Bëhet fjalë për një tragjedi të paprecedentë me qindra familje rezultojnë të zhdukura” shprehet guvernatori i provincës Putamajo.
Drejtori i Njësisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, Carlos Ivan Marquez, ka thënë se rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur pas rritjes së nivelit të ujit në lumin Mocoa dhe tri degëve të tij.
Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka thënë se do të shkojë në Mocoa, që është kryeqyteti i Putomayo, për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit. Ai po ashtu ka shpallur gjendjen e emergjencës.
[gallery]21667[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO