​Tritol zyrës elektorale të LSI në
Durrës. Nuk ka të lënduar/Foto

​Tritol zyrës elektorale të LSI në<br />Durrës. Nuk ka të lënduar/Foto
DURRES-Ndërsa 2 ditë na ndajnë nga dita e votimit, shënohet një incident elektoral në qytetin e Durrësit. Një zyrë elektorale e LSI i vendoset e shpërthehet tritol tek dera.

Në orët e para të mëngjesit, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.
 
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje, ndërsa mësohet se zyra i përket partisë së LSI.
 
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
 
Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.
Paraprakisht dyshohet se lënda e përdorur është tritol.
 
Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



[gallery]22776[/gallery]
(Shperthimi sot ne zyrat e LSI)

Lefter Koka: Vepër e Rilindjes nuk na ndalin zagarët
Kryetari i LSI për qytetin e Durrësit, Lefter Koka u shpreh para zyrës elektorale të partisë të dëmtuar nga një shpërthim me eksploziv, se kjo është vepër e Policëve të Rilindjes.

“Askush nuk mund te ndale vullnetin e qytetareve te ndershem durrsake!

As Zagaret e Rilindjes! Kjo është vepër e policëve të Rilindjes”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë