​Trump duhet ta vizitojë Londrën
pavarësisht kritikave për Khan

​Trump duhet ta vizitojë Londrën<br />pavarësisht kritikave për Khan
Kryeministrja e Britasië së Madhe, Theresa May ka thënë gjatë një interviste se planet e Trump për të vizituar Britaninë duhet të mos ndyshojnë pavarësisht kritikave ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan.

Në një intervistë për prestigjozen “The Sun”, May tha se, “Marrëdhënia me SHBA-në është mbrojtja më e thellë dhe më e sigurt”.

“Por, mendoj se Donald Trump u gabua me atë që tha për Sadiq Khan, në lidhje me sulmin në London Bridge”, u shpreh May gjatë intervistës.

Kryebashkiaku i Londrës, Khan tha për “Channel 4” se Britania, nuk duhet të shtrojë tapetin e kuq për Trump, ndërsa lideri liberaldemokrat, Tim Farron u shpreh se kryeministja May, duhet ta ndalojë vizitën e presidentit Trump.

Këto reagime kanë ardhur pasi presidenti amerikan Trump kishte akuzuar Khan se dha një përgjigje patetike ndaj sulmit të sa shtunës në Londër, pasi kryebashkiaku i Londrës bëri thirje për mos tu alarmuar.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri