​Trump i kthen përgjigje letrës
së presidentit serb, Nikoliç

​Trump i kthen përgjigje letrës<br />së presidentit serb, Nikoliç
BEOGRAD-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka falënderuar homologun e tij serb, Tomislav Nikoliç, për letrën që i ka dërguar me rastin e inaugurimit të tij.
 
Trump në letrën e tij ka shkruar se çmon inkurajimin dhe mbështetjen e Nikoliçit, ka bërë të ditur presidenca e Serbisë.
 
“E mirëpres ngrohtësisht urimin që më dërguat me rastin e inaugurimit tim presidencial dhe unë vlerësoj inkurajimin dhe mbështetjen tuaj. Para nesh janë sfidat të cilat unë besoj se mund t’i tejkalojmë nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne gjithashtu kemi mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar qëllimet e përbashkëta, promovimin e stabilitetit global dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit”, ka shkruar Trump në letrën e tij, shkruan B92.
 
Trump ka thënë se një objektiv i tillë i përbashkët, të cilën SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin si rrugën më të sigurt për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Serbinë, është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian.
 
“Unë pres që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, bazuar në vlerat e përbashkëta të popujve tanë “, shkruan Trump në letrën drejtuar kryetarit të Serbisë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma