​Trump i merr rekordin Washingtonit
është ai Presidenti më i pasur i SHBA

​Trump i merr rekordin Washingtonit<br />është ai Presidenti më i pasur i SHBA
“Babai i Kombit”, George Washington konsiderohej si Presidenti më i pasur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Para se të bëhej President, ai ishte një fermer, ushtar dhe sipërmarrës i suksesshëm. Pikërisht, falë aftësive në këtë fushë të fundit, para se të zgjidhej në krye të Shteteve të Bashkuara, pasuria e tij në atë kohë ishte e barasvlershme me 525 milionë dollarë në ditët e sotme.
 
Përveç kësaj, ai është edhe Presidenti amerikan më i paguar.
 
Rroga e tij ka qenë 2 për qind e GDP-së amerikane në 1789, ndërsa një tjetër fakt interesant është se George Washigton është i vetmi President amerikan që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo ishte ende në ndërtim.
 
Washington drejtoi Shtetet e Bashkuara nga 30 prilli i vitit 1789 deri më 4 mars të vitit 1797.
 
Por, presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump, arrin të thyejë rekordin e Presidentit të parë amerikan, sa i takon pasurisë.  
 
Pasi u bë presidenti i parë amerikan që do të ushtrojë këtë detyrë pa mbajtur më parë asnjë post në administratën civile apo ushtarake amerikane, kur të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump do të bëhet edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë më i pasur në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste