Në një intervistë gjatë ditës së premte Presidenti Donald Trump kritikoi Katarin për financimin e terrorizmit "në një nivel shumë të lartë" dhe këmbënguli që kjo duhet të ndalet.
Dënimi i Trump kundërshtoi mesazhin e dhënë nga sekretari i tij i shtetit, Rex Tillerson, i cili i kërkoi fqinjëve të Katarit që të lehtësonin bllokadën e tyre duke bërë thirje për "dialog të qetë".
Vetëm një orë më vonë, Tillerson u ul në rreshtin e parë në Xhennet Rose, ndërsa Trump me entuziazëm pranoi lëvizjen nga Arabia Saudite, Egjipti dhe të tjerët për të ndëshkuar Katarin.
"Kombi i Katarit, për fat të keq, ka qenë historikisht një financues i terrorizmit në një nivel shumë të lartë", tha Trump duke përsëritur një pohim që grupi i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka përdorur për të justifikuar ndërprerjen e lidhjeve diplomatike me mbretërinë e vogël të gazit, "Ne duhet ta ndalojmë financimin e terrorizmit".
Pavarësisht nga thirrja e Tillerson që të mos ketë "përshkallëzim të mëtejshëm", komentet e mprehta të Trump ka të ngjarë që të inkurajojnë më tej Arabinë Saudite dhe të tjerët në përpjekjen e tyre për të izoluar Katarin.
Departamenti i Shtetit kishte thënë se Shtetet e Bashkuara mësuan vetëm në minutën e fundit për planin e kombeve arabe për të prerë lidhjet.
Por Trump tha se, Tillerson dhe udhëheqësit ushtarakë kishin vendosur gjatë udhëtimit të Trump në Arabinë Saudite muajin e kaluar, që një qortim publik ishte i nevojshëm ndaj Katarit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com