​Trump-Merkelit:Mbështes NATO-n
Video/Ç'ndodhi në Dhomën Ovale

​Trump-Merkelit:Mbështes NATO-n<br />Video/Ç'ndodhi në Dhomën Ovale
SHBA-Donald Trump dhe Angela Merkel kanë shtrënguar duart në takimi bilateral në Shtëpinë e Bardhë duke u takuar për herë të parë pasi të dy kishin përcjellë akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit, lidhur me cështje si tregtia e emigracioni.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel se i jep një mbështetje të fortë NATO-s.
 
Ia kam përsëritur kancelares Merkel mbështetjen time të fortë për NATO-n ashtu si dhe nevojën që aleatët tanë të NATO-s të paguajnë pjesën e tyre për mbrojtjen e aleancës”, deklaroi Trump gjatë  konferencës për shtyp të përbashkët me Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
 
Në fjalën e tij, Trump deklaroi se gjatë bisedës me dyer të mbyllura, i kishte kërkuar kancelares Merkel që Gjermania të dërgojë normën e shpenzimeve për NATO-n në nivelin 2%, aq sa parashikohet për anëtarët e Aleancës, gjë për të cilën Merkel e premtoi si një çështje të mbyllur brenda vitit 2024.
 
Më tej, Trump theksoi rëndësinë e luftës kundër terrorizmit si dhe rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara.
 
Merkel trajtoi edhe çështjen e konfliktit të Ukrainës duke nënvizuar se marrëveshja e Minskut nuk është zbatuar siç duhet, ndërkohë që tha se do të vijojë punë edhe mbi këtë çështje.
 
Donald Trump theksoi gjithashtu nevojën për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
 
Presidenti amerikan tha se “i vlerëson përpjekjet e Kancelares për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ku do të kërkojmë një zgjidhje paqësore”.
 
SHBA-ja kishte rinovuar dje dënimin e saj për pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe kishte kërkuar që ky aneksim të marrë fund menjëherë.

Ai u shpreh ndër të tjera se emigracioni nuk është një e drejtë, por një privilegj, duke shtuar se është mjaft e rëndësishme të bëhet kujdes nga refugjatët që mund të shkaktojnë trazira në dy vendet.
 
Nga ana tjetër, kancelarja Merkel, tha se është më mirë që dy liderët të flasin me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin, referuar deklaratave të shpeshta që kanë ardhur nga Donald Trump.
 
Një vend të gjerë në takimin Trump-Merkel kanë zënë çështjet ekonomike.
 
Presidenti amerikan deklaroi se shumë shteteve kanë abuzuar me SHBA-në në këtë aspekt, por sipas tij ky standart do të marrë fund në Presidencën e tij.
 
Por edhe Merkel, deklaroi se është mirë që marrëveshjet ekonomike të firmosen në të mirë të të dyja palëve.

Megjithatë pati dhe momente që sipas BBC u përfolën, sic ishte ai në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku duket se Merkel e pyeti me zë të ulët nëse duhet të shtrëngonin duart dhe Trump bëri indiferentin.

Ky episod ndodhi pavarësisht insistimit të reporterëve që e kërkuan diçka të tillë tek dy liderët, duke thirrur fjalën ‘handshake’.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan