Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Trump ka thënë se Aleanca e Veriut, nuk është më një organizatë e dalë mode.

“Thashë që ishte e dalë nga përdorimi, epo tani nuk është më”, shprehet Trump.

Presidenti Trump duket se ka ndryshuar mendimin e tij për Aleancën e Veriut, duke thënë se kërcënimi terrorist ka nxjerrë në pah rëndësinë që ka kjo aleancë.

“Unë vërtet u ankova për të kohë më parë. Por ata e bënë ndryshimin dhe tani e luftojnë terrorizmin”, ka thënë presidenti amerikan.

“Sekretari i përgjithshëm dhe unë patëm një bisedë produktive për atë se çfarë mund të bëjë më shumë NATO në luftën kundër terrorizmit. Nëse vendet e tjera paguajnë pjesën e tyre në vend që të mbështeten tek SHBA, atëherë të gjithë mund të jemi më të sigurtë”, është shprehur shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke i bërë apel vendeve anëtare të Aleancës, që të kontribuojnë më shumë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com