​Trump përsëri sulm mediave:
Po shkatërroni demokracinë

​Trump përsëri sulm mediave:<br />Po shkatërroni demokracinë
Presidenti Donald Trump kritikoi sot përsëri median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t’i jepej informacion implikues për rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.

Presidenti i bëri këto komente në Twitter, nga resorti i tij i golfit në Bedminster, New Jersey. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya.
 
Trump shkruante në Twitter se “Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 emaile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?

Ai i referohej emaileve që zonja Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte sekretare shteti, si dhe thënieve se media ja kishte treguar pyetjen para se ajo të zhvillonte debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ajo i humbi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi