​Trump: Sanksionet ndaj Katarit mund
të jenë ”fillimi i fundit për terrorizmin”

​Trump: Sanksionet ndaj Katarit mund<br />të jenë ”fillimi i fundit për terrorizmin”
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka mbështetur ndërprerjen e mardhënieve diplomatike të Vendeve të Gjirit me Katarin.
 
Arabisa Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, qeveria e Libisë Lindore dhe Maldivet, akuzojnë Katarin për mbështetjen e terrorizmit në rajon.
 
“Vendet e Gjirit u shprehën se do të mbajnë një linjë të ashpër kundër financimit të ekstremizmit dhe të gjitha elementet të drejtojnë në Katar”, shkruan Trump në Twitter.
 
Trump tha se këto sanksione mund të jenë, “fillimi i fundit për terrorizmin”.
 
Më herët Vendet e Gjirit, ndërprenë mardhëniet diplomatike, mbyllën kufijtë tokësorë, detarë dhe ndaluan fluturimet e kompanive të Katarit, si sanksione për akuzat se Katari po financon terrorizmin dhe destabilitetin në rajon dhe më gjerë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës