​Trupat senegaleze hyjnë në
Gambia, mbështesin presidentin

​Trupat senegaleze hyjnë në<br />Gambia, mbështesin presidentin
Agjencitë e lajmeve kanë bërë të ditur sot se trupa ushtarake të Senegalit kanë hyrë në Gambia. "Kemi hyrë në Gambia", shkroi koloneli Abdou Ndiaye në një sms për agjencinë Reuters.
 
Hyrja e trupave senegaleze u bë pas betimit të presidentit të ri, Adama Barrow. Në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin senegalez Dakar morën pjesë rreth 40 të ftuar, përfshirë kryeministrin e Senegalit dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gambias.
 
Disa qindra njerëz e ndoqën ceremoninë në televizor jashtë ambasadës së Gambias në Dakar.
 
Pas ceremonisë, presidenti i ri u bëri thirrje forcave të sigurisë në vendin e tij që të tregojnë besnikërinë e tyre, duke u kërkuar  ushtarëve të qëndrojnë në kazerma. Ata që nuk do të bindeshin do të konsideroheshin rebelë.
 
Anëtarët e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, zyrtarët e të cilëve ishin të pranishëm në ceremoni, kanë kërcënuar me pushtimin e Gambias, për të larguar diktatorin
Yahya Jammeh.
 
Jammeh ka qenë në pushtet që më 1994, kur erdhi në fuqi me një grusht shteti. Mandati i tij mbaroi, pasi Barrow fitoi zgjedhjet në dhjetor. Në fillim Jammeh e pranoi humbjen, pas ndryshoi mendje, duke thënë se vota ishte manipuluar. Bisedimet për ta bindur të largohej dështuan.
 
Adama Barrow është një ish-biznesmen dhe manjat i pronave të patundshme. Ai u zgjodh si kryetar i koalicionit të partive opozitare të Gambias. Pasi fitoi në dhjetor, ai bëri të ditur daljen nga Commonwealth, grupi i ish-kolonive britanike, dhe nga Gjykata e Hagës, e cila gjykon krimet kundër njerëzimit.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra