Shumë prej personave të cilët merrnin pjesë në këtë marshim, janë drejtuar drejt urës së Stambollit, ku presidenti Erdogan përuroi një memorial në nder të 260 personave të cilët humbën jetën duke luftuar kundër grushtit të shtetit.
Qeveria turke, që prej grushtit të dështuar të shtetit ka pushuar më shumë se 150 mijë punonjës së shtetit, me argumentin se ishin pjesëmarrës në tentativën për të rrëzuar pushtetin.
15 korriku është shpallur një ditë feste në Turqi, ndërkohë që kryeministri Binali Yildirim gjatë një séance të veçatë të parlamentit e ka cilësuar 15 korrikun si “Lufta e dytë për pavarësi”.
Pas dështimit të grushtit të shtetit dhe presidenti Erdogan, fajësoi si organizator të tij, klerikun Fetullah Gylen, i cili tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com