Turqi- Gjykata e Lartë Administrative, ka hedhur poshtë një apel nga partia kryesore e opozitës për të lënë në pritje njoftimin zyrtar të rezultateve përfundimtare në referendumin që i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese.
Partia Republikane e Popullit (CHP), e qendrës së majtë, ka paraqitur para një jave në gjykatë një ankesë, ku kërkonte pezullimin e ekzekutimit kundër njoftimit të komisionit zgjedhor.
CHP dhe grupet e tjeraopozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj komisionit zgjedhor i cili mund të ketë lejuar të numërohen fletët e votimeve pa pasur vulë zyrtare.
Ligji në Turqi, ndalon pavlefshmërinë e fletëve të votimit, si një masë kundër mashtrimit.
Sipas agjensisë së lajmeve “Anadolu Agency”, gjykata ka hedhur poshtë ankesën me shumicë vote, dhe vendosi që apeli nuk ishte nën juridiksionin e saj, duke shtuar se do të lëshonte një shpjegim me shkrim më vonë.
Opozita turke nuk e ka pranuar rezultatin e referendumit të 16 prillit që i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe i jep kompetenca akoma më shumë presidentit Erdogan.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com