Përvjetori i dështimit të grusht shtetit në Turqi u shënua me festime dhe kërcënime nga palët e ndryshme të politikës dhe mbështetësve.
Presidenti Erdogan ka thënë se do të mbështeste edhe rikthimin e dënimit me vdekje.
Gjatë një ceremonie përkujtimore në urën mbi Bosfor, presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan tha se ai do të nënshkruante një ligj përkatës, në qoftë se e miraton Parlamenti, shkruan Deutsche Welle
Më parë masa e njerëzve të mbledhur kërkonin me brohoritje rikthimin e dënimit me vdekje.
Presidenti Recep Taip Erdogan ka folur shpesh muajt e fundit për mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.
Menjëherë pas reformës kushtetuese për forcimin e postit të presidentit, Erdogan tha se kjo temë do të rikthehet në rend dite në Turqi, që lë të kuptohet se ai mbështet nismën e kthimit të dënimit me vdekje.
Gjithashtu Erdogan foli para qindra mijëra ithtarëve të tij, në përvjetorin e përpjekjet për grusht shteti.
"Ne do t'ua heqim kokën këtyre tradhtarëve", paralajmëroi Presidenti.
"Organizatorët duhet të bartin petka si në Guantanamo", tha Erdogan, duke e krahasuar atë që ka ndodhur në Turqi me të dyshuarit për terrorizëm që janë mbajtur dhe mbahen në Guantanamo. / Deutsch Welle
Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com