​Turqia me program të ri shkollorë,
heq teorinë e evolucionit të Darwin

​Turqia me program të ri shkollorë,<br />heq teorinë e evolucionit të Darwin
Turqia ka shpallur të martën programin e ri shkollorë i cili ka përjashtuar teorinë e evolucionit të Charles Darwinit.

Programi i ri shkollorë që pritet të zbatohet nga fillimi i vitit të ri shkollorë, ka nxitur debate në vend.

Ky veprim ka rritur frikën e opozitës se presidenti Erdogan po shkatërron themelet laike të Turqisë.

Unioni i mësimdhënësve tha se programi i ri shkollorë “është një hap i madh në drejtim të gabuar”.

“Politikat e reja që ndalojnë të mësuarit e evolucionit dhe kërkojnë nga të gjitha shkollat të kenë një dhomë për falje, shkatërrojnë parimet shkencore të arsimit tha”, tha Mehmet Balik, kryetar i Unionit të Punëtorëve të Arsimit dhe Shkencës.

Sipas draftit të programit, një kapitull në tekstin  e biologjisë ka ndryshuar titullin nga “Fillimi i jetës dhe evolucioni” në “Krijesat e gjalla dhe mjedisi”. Të gjitha referencat ndaj teorisë Darviniane janë hequr.

“Teoria e evolucionit është tashmë një teori shkencore e vjetër dhe e prishur. Nuk ka asnjë rregull që kjo teori duhet të mësohet absolutisht.”, tha Zëvëndëskryeministri turk më 29 janar. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi