“Na mori truallin e tokës dhe nuk na dha apartamentet dhe dyqanet që na takonin. Të futet në burg ndërtuesi”.

Kështu u shprehen për mikrofonin e Report Tv banorët e Unazës së Re nga oborri i Prokurorisë së Tiranës në godinën e së cilës denoncuan ndërtuesin Dritan Llanaj.

Banorët e shtatë familjeve denoncuan tek prokurorja Suela Salavaci ndërtuesin dhe organi i akuzës e thirri për ta marrë në pyetje Llanaj. Ata shprehehn se Llanajn e kanë kallëzuar mbi 70 herë për mashtrim dhunë e presion, por ai vazhdon të jetë i lirë dhe pse i ka marrë 7 familjeve mbi 3300 m2 truall duke mos I dhënë asnjë hyrje apo dyqan.

Në dalje të godinës, Llanaj tha se nuk ka asnjë deklarim për të bërë mbi çështjen, ndërsa banorët thonë të kundërtën.

Ora 23:00  Banorët kalojnë natën te prokuroria.

Mbi 20 banorë të unazës së rë kanë protestuar edhe gjatë natës së kësaj të premteje tek prokuroria e Tiranës.

Teksa akuzojnë për zvarritje të hetimeve prokuroren Suela Salvaci, e cila sipas tyre favorizon ndërtuesin Dritan Llanaj.

Banorët shprehen se Llanajn e kanë kallëzuar mbi 70 herë për mashtrim, dhunë e presion, por ai vazhdon të jetë i lirë dhe pse i ka marrë 7 familjeve mbi 3300 m2 truall, duke mos i dhënë asnjë hyrje apo dyqan.

Banorët janë shprehur se do ta kalojnë gjithë natën aty deri sa të marrin një përgjigje.

Ora 22:15 Banorët e shtatë familjeve vijojnë të qëndrojnë para ambjenteve të Prokurorisë së Tiranës

u mashtruan nga pronari proteste te prokuroria

u mashtruan nga pronari proteste te prokuroria