Presidenti i SHBA-së ka komentuar uraganin Irma që ka goditur brigjet e Floridës, duke  e cilësuar si “stuhi me një forcë që nuk është parë ndonjëherë”.

Jam shumë i shqetësuar. Jemi përpara një stuhie me një forcë të pa parë ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara janë përgatitur në maksimum për të përballuar këtë gjendje”, ka shkruar Trump në twitter.

Ndërkohë nga uragani Irma deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa ka shkatërruar tërësisht zonën e Barbuda, ku rreth 90% e ndërtesave janë rrënuar.  Dëme katastrofike janë regjistruar edhe në ishujt  francezë  pranë detit të Karaibeve.

Irma pritet të godasë edhe shtetin e Georgina, në veri të Floridës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com