​Uragani “Maria” i merr jetën 15
personave në ishullin Domenikan

​Uragani “Maria” i merr jetën 15<br />personave në ishullin Domenikan
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë humbur në ishullin Domenikan pas uraganit “Maria”.

“ Është një mrekulli që numri i personave që kanë humbur jetën nuk është me qindra” është shprehur Kryeministri Domenikan Roosvelt Skerrit.

Uragani “Maria” goditi ishullin Domenikan si një stuhi e kategorisë së katërt të hënën duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Stuhia më vonë shkoi në Porto Riko, duke e lënë tërë ishullin pa energji.

Kryeministri Skerri tha se stuhia ka qenë brutale.
 
"Ne kurrë nuk kemi parë një shkatërrim të tillë. Shtëpitë janë rrafshuar, shkollat ​​janë shkatërruar, telekomunikimet janë ndërprerë dhe spitali kryesor i ishullit ende nuk ka energji elektrike", tha ai.
 
Ndërkohë, autoritetet në Porto Riko u bëjnë thirrje banorëve të kërkojnë terren më të lartë përpara përmbytjeve.
 
Guvernatori i ishullit Ricardo Rossello e përshkroi stuhinë si "stuhinë më shkatërruese në një shekull" dhe tha se
 
“Maria” kishte goditur rrjetin elektrik të ishullit aq keq sa që mund të duhen muaj për ta rregulluar.
 
“Maria”, tani një stuhi e kategorisë tre po shkon drejt ishujve Turks dhe Caicos.

Kjo është stuhia e dytë shkatërruese që ka goditur Karaibet, pasi më parë u godit nga uragani Irma stuhi e kategorisë pesë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza