​Vasili: Paketa McAllister duhet
të zbatohet, boll me këtë teatë

​Vasili: Paketa McAllister duhet<br />të zbatohet, boll me këtë teatë
TIRANË-Kreu i LSI, Petrit Vasili ka shpërthyer në deklaratën e tij kundrejt negociatave që e majta dhe djathta po bëjnë për arritjen e një kompromisi.

Ne nje deklaratë për mediat e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili, theksohet se LSI i qendron kompromisit per Paketen Mc Allister dhe se palet nuk duhet ta diskutojne me propozimin e te huajve.
 
"Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.
Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent.
Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.
Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin.
Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve".

Mandej Vasili thotë se, Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut