Petrit Vasili, kryetari i Grupit Parlamentarë i LSI-së nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka vlerësuar sërisht me zero Kryeministrin Rama, pasi sipas tij populli po largohet nga Shqipëria.

Sipas Vasilit shqiptarët janë të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë.

Postimi i Vasilit në facebook:
Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.
Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.
Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.
Një mal me zero për kryeministrin. Ç'do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?

vasili
Postimi i Vasilit në facebook

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com