​Vatikan, përkujtohet 86-vjetori
i vrasjes së Shtjefën Gjeçovit

​Vatikan, përkujtohet 86-vjetori<br />i vrasjes së Shtjefën Gjeçovit
U përkujtua në Vatikan, në ambientet e Universitetit Urbanian, 86-vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta.

Atë Gjeçovi, siç kujtonte Faik Konica në një shkrim të vitit 1930, ishte një njeri fjalëpakë dhe i ditur, i dashur dhe punëtor, që përmblidhte në vetvete një “lartësi të përulur”, pasi nga një anë i mësonte fëmijëve të famullisë, nga ana tjetër mblidhte dhe studionte të dhënat e së drejtës dokësore mesjetare dhe bënte gërmime arkeologjike duke nxjerrë në dritë materiale me vlerë të veçantë historike.

Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij nga fanatikët nacionalistë serb, Universiteti Urbanian në Vatikan në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Oçhio Blu”, të drejtuar nga ambasadori Mario Bova, përkujtuan Gjeçovin me tre kumtesa që u mbajtën nga antropologu Donato Martuçi, studiuesja e letërsisë Blerina Suta dhe profesor Ardian Ndreca.
​Takimin e ​përshëndeti i Ngarkuari me Punë i Ambasadës shqiptare pranë Selisë së Shenjte, Visar Zhiti.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë