Ardian Zagani, 30 vjeç, ishte shqiptari që humbi mëngjesin e  sotëm, pasi u përplas nga një kamion, ndërsa po shkonte në ditën e parë të punës me biçikletë.

30 vjeçari shqiptar shënoi viktimën e 6 të personave që qarkullojnë me biçikletë rrugëve të Londrës, për këtë Grupi i fushatës, “Stop Killing Cyclists”, (Mjaft i Vratë Çiklistët) (SKC), sipas mediave të huaja, ka dalë në protestë.

Në një deklaratë në faqen e saj të Facebook, SKC ka thënë: “Me keqardhje ne do të bëjmë protestë për të kujtuar personin e 6 të vrarë, ndërsa kishte hipur në një biçikletë u godit nga një kamion në rrugën Camden në kryqëzimin me Brecknock Road në 06:00 të martën, 29 gusht”.

protesta
 (Protestuesit në Londër)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com