​Vdes gruaja më e pasur në botë
trashëgimtarja e gjigantit L’oreal

​Vdes gruaja më e pasur në botë<br />trashëgimtarja e gjigantit L’oreal
Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e perandorisë franceze L'Oreal dhe gruaja më e pasur në botë, vdiq në moshën 94 vjeçare, duke lënë pas një perandori të kozmetikës.

Liliane Bettencourt vdiq mbrëmjen e sotme në shtëpinë e saj, ndërsa do të mbushte 95 vite më 21 tetor.

“Mamaja ime u largua në paqe”, shkruan vajza e saj e vetme, Françoise Bettencourt Meyers në një komunikatë të publikuar të enjten.

Në krye të një pasurime që vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë nga revista “Forbes” në vitin 2017, Liliane Bettencourt renditej e 14-ta në listën e personave më të pasur.

Ajo ishte gjithashtu francezja e dytë më e pasur duke ardhur pas manjatit të luksit dhe pronar i LVMH-së, kompania më e madhe në botë e produkteve të luksit, Bernard Arnault.

Liliane Bettencourt
  (Liliane Bettencourt  e cila ndërroi jetë ditën e sotme)

Redaksia Online
J.SH Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron