Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot në Petrelë administratorin e kësaj njësie të bashkisë, Sokol Kupi. Kryebashkiaku gjatë fjalës së takimit me këtë rast vuri theksin në promovimin dhe zhvillimin e ideve kreative për zonën për të sjellë më shumë vëmendje për Petrelën.
Veliaj pasi deklaroi se, për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme që të ketë nën kontroll asetet e saj publike, turistike dhe kulturore bëri të ditur vendimin e parë të tij për këtë zonë.
"Në Petrelë do të fillojmë me lirimin e territorit të Kalasë. Nuk mund të kemi privatizim dhe kafeneizim të aseteve publike dhe monumenteve të kulturës. Kalaja e Petrelës është monument kulture dhe nuk mund të vazhdojë të jetë përjetësisht kafja e ish - kryetarit të Komunës", deklaroi ai.
Veliaj shtoi se Bashkia do të duhet t'í kthejë komunitetit mbrapsht pronat publike. "Nëse nuk lirojmë dot Kalanë e Petrelës, është e kotë të përpiqemi të lirojmë trotuaret e Tiranës. Petrela dhe zonat përreth saj kane një potencial fantastik për turizmin", deklaroi ai.
Për promovimin e zonës tha ai, bashkia do të organizojë festën e fshatit, panaire për produktet bujqësore, merkatot e fermerëve, për të promovuar më shumë agro-turizmin, për t’u lidhur me zyrën tonë turistike dhe për ta futur Petrelën si një ndër itineraret e shumë turistëve që vijnë në Tiranë.
“Nuk shoh asnjë arsye se pse në Petrelë apo në fshatra të tjerë, ne do të rikthejmë traditat që kthehen në sebepe, pse njerëzit duhet të vijnë, pse njerëzit duhet të kalojnë kohën në fshat”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Në fund, Veliaj i kërkoi administratorit Kupi të bëjë një inventar për të gjithë nevojat që kjo zonë ka për investime dhe më pas do të pyetet komuniteti për nevojat parësore.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06