Venezuelë, Protestuesit hyjnë në Parlament, dhunojnë deputetët /VD
Vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike dhe politike dhe protestat kundër qeverisë vazhdojnë çdo ditë prej muajsh të tërë, por presidenti Maduro mban pushtetin me forcë, duke fajësuar opozitën dhe armiqtë e jashtëm për kaosin që ka përfshirë vendin. FOTO
VENEZUELË- Dhjetëra mbështetës të qeverisë hynë me dhunë në ndërtesën e Parlamentit që kontrollohet nga opozita dhe sulmuan disa deputetë e gazetarë.
Dhuna shpërtheu pas sesionit të Asamblesë Kombëtare që shënoi ditën e pavarësisë së vendit.
Nga pamjet e publikara duken deputetë të opozitës të përgjakur dhe gazetarët që u bënë pre e dhunës.
Protestuesit të mbledhur prej orësh para parlamentit u nxitën pas thirrjes që ata morën nga zëvendës presidentit i vendit.
Zëvendëspresidenti, Tareck al Aissami, mori fjalën në kongres dhe i bëri thirrje protestuesve që të tregonin mbështetjen për presidentin.
Vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike dhe politike dhe protestat kundër qeverisë vazhdojnë çdo ditë prej muajsh të tërë, por presidenti Maduro mban pushtetin me forcë, duke fajësuar opozitën dhe armiqtë e jashtëm për kaosin që ka përfshirë vendin.
Rreth një javë më parë një pilot i identifikuar si Oscar Perez, sulmoi me helikopter, duke hedhur bomba mbi Ministrinë e Brendshme dhe Gjykatën Supreme, duke bërë thirrje që populli të vazhdonte luftën kundër qeverisë.