Veshja e kryeministri Edi Rama në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Trieste, nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat serbe.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk heq dorë nga stili i tij “casual”, kështu që edhe sot në panelin e Samitit të Triestes, është shfaqur me atlete të bardha dhe kostum të zi, por sigurisht nuk ka harruar as kollaren”,  shkruan “Blic”.

blic

Ndërkohë “Informer” lajmin e mbërritjes së Ramës në samit, e hap me titullin “Rama sërish një incident me modën: Shikoni kryeministrin e Shqipërisë të kërcejë në Samitin e Triestet”.

informer
     Në foto artikkuli i publikuar nga “Informer”


Veshje e kreut të qeverisë shqiptare, e ka komentuar edhe “B92”, e cila në titullin e saj shkruan “Rama me stil rastësor, në Trieste me atlete”.

Gjithashtu në artikullin e saj “B92”, i është rikthyer edhe takimit të kryeministrit Rama në Berlin me kancelarin Angela Merkel, ku ai sërish kishte zgjedhur të vishej me atlete.

rama b92
       Në foto artikkuli i publikuar nga “B92”

 Ndërkohë përveç fotove të shumta që janë publikuar nga mediat serbe, nuk kanë munguar as videot.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com