Kryetari i Kuvendit Ilir Meta njofton seancë të jashtëzakonshem më 18 prill për krijimin e dy komisioneve ad hoc për Vettingun.

Përmes një letre drejtuar partive politike parlamentare, Meta i fton të dërgojnë emrat për përbërjen e dy komisioneve, atë të vlerësimit të figurës dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me 12 anëtarë si dhe atë të përzgjedhjes me 6 anëtarë. 

Një ditë më parë, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë, ndërsa për përbërjen e tij u votuan vetëm tre emrat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk dërgoi asnjë propozim për shkak të bojkotit të Kuvendit prej gati dy muajsh.