TIRANË-Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi janë 2 anëtarët e Partisë Socialiste për komisionet ad hock të Vettingut.

Vendimi u mor në grupin parlamentar të PS, ku deputetëve iu tha se do të të ketë votim.

Anëtari i tretë i maxhorancës i përket LSI e cila para një muaj pati caktuar Luan Ramën.

Sipas ligjit të Vettingut, opozitës i takojnë 3 anëtarë të tjerë dhe komisioni nuk bëhet dot funskional pa të.

Komisioni Ad Hock i Vettingut i përbërë nga deputetë duhet të bëjë përzgjedhjen mes kandidaturave të njerëzve që do të bëjnë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

67 persona përmbushin kriteret për të bërë këtë proces.

Ndërsa nga këta 17 janë futur në listën e zezë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Skenari më i mundshëm për seancën e posaçme të së martës mbasdite është ai i votimit vetëm të emrave të maxhorancës dhe lënia e një afati të dytë për opozitën të plotësoje vendet e saj.

Ajo që bie në sy është nxjerrja jashtë loje e PDIU-së e cila më herët kishte ofruar Shpëtim Idrizin si anëtar të këtij komisioni Ad Hock. Por sipas PS ligjërisht ai nuk ka vend në këtë strukturë si maxhorancë.

(d.b/Shqiptarja.com)