Vettingut i hapet drita jeshile, kur dukej se shpresat që ky proçes të niste para zgjedhjeve të qershorit, ishin zero, deputetët nisin punë për emërimin e njerëzve të Vettingut.
Komisioni i parë i posacëm me 6 deputetë ka 10 ditë kohë për të prodhuar një listë finale nga të gjitha kandiaturat që kanë shprehur interes për këtë proçes.
Më pas nga kjo listë 2 komisionete tjera të depueteve do të përzgjedhin 27 njerëzit që do të bëjnë Vettingun.
Një pjesë do të emërohen tek komsionet e vettingut dhe një pjesë tjetër tek kolegji i apelimit.
Deputetët vendosën që t’i shqyrtojnë 193 dosjet e kanditatëve që kanë aplikuar, pavarësisht se operacioni ndërkombëtar i monitorimit kishte dorëzuar në kuvend listën e zezë me emrat e personave që janë të papërshtatshëm për të gjykuar gjyqtarët e prokurorët.
Lista e zezë u hap pikërisht këtë të martë.
Pasi të verifikohen dhe nëj herë dosjet, do të fillojnë seancat dëgjimore të hënën dhe të martën e javës së ardhshme.
Sipas ONM, vetëm 67 persona përmbushin kriteret për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i përcolli në 7 prill Avokatit të Popullit listën e zezë me 87 emrat e atyre aplikantëve që nuk duhet të përfshihen në këtë proçes
Sipas ONM nga lista A e 84 kandidatëve që përmbushin kriteret, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ.
Nga 109 aplikantë të listës B, të kandidatëve që nuk përmbushin kriteret formale, 70 janë vlerësuar me rekomandim negative.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO