​Vezët e kontaminuara, BE: 15
vende të BE-së rezultojnë të preku

​Vezët e kontaminuara, BE: 15<br />vende të BE-së rezultojnë të preku
Pesëmbëdhjetë vende të BE-së, përfshirë edhe Hong Kongu-n dhe Zvicrën, kanë marrë vezë të kontaminuara me insekticid fipronil, thotë Komisioni Evropian.

Vezët e kontaminuara janë shpërndarë në Suedi, Francë, Britani, Austri, Irlandë, Itali, Luksenburg, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Danimarkë.

Komisioneri Europian për sigurinë e ushqimeve u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të ndalojnë së fajësuari njëra-tjetrën për skandalin e vezëve të kontaminuara.

Komisioni Europian pritet të mbajë një mbledhje më 26 shtatorë në lidhje me këtë çështje.

Analizat laboratorike zbuluan se një sasi e madhe vezësh që vijnë kryesisht nga Holanda janë kontaminuar me fipronil, insekticid i ndaluar në industrinë ushqimore të BE-së. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë