Por menjëherë ka reaguar kryeministri Rama që me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, u shpreh se, Basha është rasti unikal që inauguroi punë që s’i bëri kurrë.
“Lulëzimi ka publikuar këtë video për të thënë se medemek të njëjtën gjë paskemi bërë sot edhe unë me kryebashkiakun e Tiranës.
Eshtë vërtet unikal Lulëzimi, sepse jo vetëm ka inauguruar punë që s'i bëri kurrë, si puna e bulevardit të ri, po nuk e ka aspak problem t'ua kujtojë edhe vetë njerëzve këtë aftësi të tij të veçantë për të mos bërë dot asnjë punë”.
Kryeministri Edi Rama si nismëtar i projektit për Bulevardin e Ri në Tiranë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si kryebashkiaku që do të përfundojë këtë projekt, kanë vendosur sot në mënyrë simbolike dy pllakat e para në këtë bulevard, çka shënon edhe nisjen e fazës së fundit të ndërtimit të segmentit të tij të parë.
(d.b/Shqiptarja.com)