​VIDEO/E rrallë, Arabia Saudite
përfshihet nga stuhi dëbore

​VIDEO/E rrallë, Arabia Saudite<br />përfshihet nga stuhi dëbore
Reshjet e dëborës në Arabinë Saudite janë një fenomen mjaft i rrallë. Sot ka rënë bora e parë pas disa vitesh, e shoqëruar me stuhi reshjesh, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero.  
 
Kjo ka bërë që njerëzit të mbeten të befasuar, ndonëse pjesa më e madhe e tyre e kanë marrë me mjaft humor, pavarësisht problemeve që ka shkaktuar, si bllokimi i trafikut.
 
Temperaturat në këtë zonë, zakonisht arrijnë gjer në 20 gradë Celcius, madje edhe gjatë dimrit.
 
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video nga më të ndryshmet, me njerëz që argëtohen në dëborë, duke ndërtuar edhe njerëz prej bore.
 
Por, vetëm një vit më parë, një klerik islamik e quajti të turpshme diçka të tillë dhe anti-islamike, ndërsa nxori edhe një fatëa (dekret fetar), nëpërmjet të cilit ndalohej ky aktivitet, pavarësisht se jo të gjithë mendonin si ai.





[gallery]19929[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)