TIRANË-Qetësisht ka hyrë brenda në kazinonë pranë Zogut të Zi, i ka vënë pistoletën në kokë punonjësit duke i marrë 800 euro dhe ka dalë po aq qetësisht nga godina. Po kaq qetësisht i është drejtuar kazinosë tek Prokuroria e Tiranës, por nuk i ka ecur fati, pasi policia e ka prangosur.
Ilir Leli, një 47 vjeçar nga Tirana ka tentuar ditën e djeshme të grabisë 2 kazino brenda harkut kohor 38 minuta. Në videon 1 minutë e 21 sekonda janë momentet nga grabitja e parë në kazino dhe më pas arrestimi gjatë tentativës për të vjedhur kazinonë e dytë.
Ky është momenti kur Policia arreston në ambientet e brendshme të kazinosë, Ilir Lelon.
Çfarë ndodhi në 38 minuta
Në orën 19:57 minuta, Ilir Lelo futet në ambientet e brendshme të kazinosë pranë Zogut të Zi.
Kërcënon me pistoletë punonjësin e parë dhe më pas shkon te arka ku i vendos pistoletën në kokë punonjësit tjetër. Pasi merr lekët largohet në drejtim të një tjetër kazinoje. Në të njëjtën kohë Policia e Tiranës ishte lajmëruar për grabitjen dhe ishte vënë në ndjekje të tij. Në orën 20:35 minuta Ilir Leli futet te kazinoja tjetër siç mund ta dalloni edhe nga këto pamje të kamerave të sigurisë.
Pikërisht në momentet kur ai po merrte lekët nga kazionja pranë Prokurorisë së Tiranës, oficerët e Komisariatit nr.3 futën në brendësi dhe e arrestojnë. Ilir Lelo mbante në kokë një kapuç për tu mos identifikuar.
Autori me pistoletën me fishek në gojë
Në tentativën e dytë të grabitjes Ilir Leli e kishte bërë gati pistoletën për të qëlluar, por është neutralizuar në kohë nga Policia. Mësohet se autori ishte i pajisur me një pistoletë model 54 i tipit TT.
Ndërkohë burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 45-vjecari Ilir Leli dyshohet edhe si autor i një tjetër grabitje pak ditë më parë, në një kazino pranë Rrugës së Elbasanit.
/Shqiptarja.com

VIDEO