LONDËR- Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti kur policët vrasin 3 terroristët që sulmuan të shtunën në mbrëmje në urën e Londrës.

Në video duket momenti kur 3 terroristët sulmuan një person përpara një supermarketi dhe më pas vjen policia e cila me një breshëri prej më shumë se 50 plumbash vret agresorët.

Nga sulmi në urën e londrës mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë pasi tre terroristë shtypën me fugon kalimtarë të rastit dhe më pas dolën prej tij duke sulmuar me thika personat e pranishëm.