Video / Rama: Si u transformua
kati i parë i Kryeministrisë
Kryeministri, Edi Rama në një video të postuar në Facebook, tregon ndryshimet që kanë ndodhur në katin e parë të ndërtesës së kryeministrisë në kuadër të projektit “Center for Openness and Dialogue”. Video e gjatë rreth dy minuta e gjysëm tregon transformimin e ambienteve të brendshme, që sipas Ramës u gjetën të degraduara.
Kryeministri, Edi Rama në një video të postuar në Facebook, tregon ndryshimet që kanë ndodhur në katin e parë të ndërtesës së kryeministrisë në kuadër të projektit “Center for Openness and Dialogue”. Video e gjatë rreth dy minuta e gjysëm tregon transformimin e ambienteve të brendshme, që sipas Ramës u gjetën të degraduara.
“COD (Center for Openess and Dialogue) është mjedisi i transformuar i katit të parë të kryeministrisë, nga një korridor i errët me zyra të mbytura nga lagështia ku dergjeshin materialet arkivore të qeverisë, bashkë me rraqe gjithfarë mes pluhurit e pisllëkut shumëvjeçar, në një hapësirë që do të jete edhe e publikut, artistëve, botuesve, studiuesve, studentëve e nxënësve, si dhe atyre që duan të ballafaqojnë hapur me qeverinë argumentet e protestave të tyre kundër qeverisë”, shkruan Rama.
Kryeministri shton se, COD do të vijojë gjatë gjithë ditëve të javës duke nisur nga fillimi i vjeshtës.Ky projekt, tha Rama ka nisur me kontributet bujare të tre artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, Philipe Parreno, Karsten Holler, Thomas Demand si edhe me vizitën historike të kancelares Angela Merkel, e cila e çmoi si inovacion mbresëlënës kthimin e katit të parë të godinës së qeverisë në një mjedis dialogu e komunikimi me publikun përmes larmisë së formave të komunikimit.
COD (Center for Openess and Dialogue) është mjedisi i transformuar i katit të parë të kryeministrisë, nga një korridor i errët me zyra të mbytura nga lagështia ku dergjeshin materialet arkivore të qeverisë, bashkë me rraqe gjithëfarë mes pluhurit e pisllëkut shumëvjeçar, në një hapësirë që do të jete edhe e publikut, artistëve, botuesve, studiuesve, studentëve e nxënësve, si dhe atyre që duan të ballafaqojnë hapur me qeverinë argumentat e protestave të tyre kundër qeverisë. Jeta e COD që do të vijojë gjatë gjithë ditëve të javës duke nisur nga fillimi i vjeshtës, ka nisur me kontributet bujare të tre artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, Philipe Parreno, Karsten Holler, Thomas Demand, si edhe me vizitën historike të kancelares Angela Merkel. E cila e çmoi si inovacion mbresëlënës kthimin e katit të parë të godinës së qeverisë në një mjedis dialogu e komunikimi me publikun përmes larmisë së formave të komunikimit. Bashkëngjitur mund të shihni të përmbledhur në pak çaste transformimin rrënjësor të një mjedisi të degraduar prej vitesh të tëra, në një hapësirë komunikimesh e ndërveprimesh të larmishme mes politikes, artit, kulturës, qytetit dhe botës.
Posted by Edi Rama on Thursday, July 9, 2015
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.6%
-
Të gabuar
54%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51