​VIDEO/Sadiku i mohon fitoren
Bazelit, gol dhe karton të kuq

​VIDEO/Sadiku i mohon fitoren<br />Bazelit, gol dhe karton të kuq
ZVICER- Armando Sadiku i bën të dyja, gol dhe karton të kuq. Sulmuesi kuqezi i dha një pikë ekipit të tij, Lugano, duke rritur shpresat për kualifikimin në Europa League, në barazimin 2:2 kundër Bazelit.
 
Kryesuesit e kampionatit arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutën e 12 dhe 54. Momenti i kthesës për ekipin e Tramezzanit ishte minuta e 60 kur sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, çoi në rrjetë një top nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i barazimit me protagonist Armando Sadikun erdhi në minutën e 80 të takimit.
 
Sulmuesi kuqezi vendos ekuilibrin në fushë pasi shënon me gjoks në në portën e Bazelit. Ky ishte goli i tetë i Sadikut qëkur firmosi për Luganon në kampionatin zviceran.
 
Pas këtij barazimi, Lugano ka 44 pikë në vendin e katërt, çka do të thotë kualifikim në Europa League, ndërsa Bazeli ka mbyllur llogaritë e titullit me 78 pikë, plot 19 më shumë se ndjekësit e Young Boys.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje