Një bombë 250 kg që është gjetur në një fshat boshnjak ëhstë shkatërruar plotësisht.

Kjo është video që dëshmon sesi Avio-bomba MK82 që peshon 250 kilogramë, dhe që është gjetur të mërkurën në fshatin Privilica në periferi të Bihaçit është shkatërruar këtë mëngjes.

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kanë bërë të ditur se “i gjithë operacioni ka shkuar sipas parashikimeve dhe ashtu siç ishte planifikuar”.

Bëhet e ditur se gjatë këtij aktiviteti, popullsia e kësaj pjese është evakuuar përkohësisht.

Shpërthimi gjatë shkatërrimit? Tepër i fuqishëm!