Futbolli është spektakli që të jep shumë moment interesante dhe humoristike.

Në videon e mëposhtme arbitri nuk e pati të vështirë të jepte një karton të kuq për lojtarin i cili në tentativë për ti marrë topin kundërshtarit e kap atë nga të pasmet.

Sulmuesit të Chapecoense, Rossi-t, një prekje në të pasmt e lojtarit kundërshtar i ka kushtuar kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

 Kjo ndodhi interesante dhe që për arbitrin është konsideruar si kundravajtje ka ndodhur në ndeshjen e Chapecoense ndaj Nacionalit në Copa Libertadores.

Sulmuesi është turpëruar dhe skuqur në fytyrë pasi kapi nga të pasmet kundërshtarin e tij shkruan Goal.com.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme dhe vlerësoni nëse ishte për karton të kuq ose jo. 
  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?